KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » BSH, pakësohen kursimet e shqiptarëve

BSH, pakësohen kursimet e shqiptarëve

Shqiptarët kanë pakësuar kursimet e tyre në banka. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në muajin tetor vlera e ketij portofoli ra me rreth 2 miliardë lekë, pas një lulëzimi të lehtë në muajin shtator. Rënia diktohet nga kursimet në lekë. Referuar të dhënave, depozitat në lekë zënë 46 për të totalit, nësë për tetorin ky portofol u tkurr me dy miliardë lekë, krahasuar me të njetën periudhë të një viti me parë rënia është më e ndjeshme dhe arrin në rreth 14 miliardë lekë.
Ekspertet thonë se ulja e normës së interesit nga Banka e Shqipërisë i ka bërë kreditë më të lira, por ka sjellë edhe këtë pasojë negative tek depozitat duke i zhvlerësuar kursimet e qytetarëeve. Nga ana tjetër, stoku i depozitave në valutë, veçanërisht ato në euro, vazhdojnë të dominojnë kursimet e shqiptarëve me 54% të totalit. Përveç dominimit në sasi, ky portofol ndryshe nga ai në lekë nuk po bie, pavaresisht masave kombëtare të autoriteteve për deeuroizimin si dhe zhvlerësimit të euros kundrejt lekut në kursin e këmbimit valutor.
Aktualisht, stoku i depozitave në sistemin bankar arrin 983 miliardë lekë, nga të cilat 452 miliardë janë në monedhën kombëtare dhe 531 miliardë janë në valutë.

Sicred