KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » BSH: Objektiv për 2018 reduktimi i kredive me probleme

BSH: Objektiv për 2018 reduktimi i kredive me probleme

Prioritete per vitin 2018 vijon te mbeten kredite me probleme. Gjatë prezantimit të Raportit të Mbikëqyrjes të vitit 2017 të Bankës së Shqipërisë u be me dije gjithashtu edhe nismë që do të konkretizohet gjatë vitit 2018, nëpërmjet hartimit të një kuadri rregullator të posaçëm për mundësinë e zgjidhjes jashtëgjyqësore të kredimarrësve me probleme, me ekspozime në më shumë se një bankë, i cili do të shërbejë si një mekanizëm për të sjellë bankat në një emërues të përbashkët për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme afatgjatë për kredimarrësit në fjalë. Banka e Shqipërisë ka forcuar rregullat që lidhen me mbikëqyrjen e tregut duke bërë ndryshimet e nevojshme në rregulloren për parandalimin e pastrimit të parave. Fokusi i ndryshimeve ka të bëjë me përfshirjen në raportim të të gjithë subjekteve edhe pranë Bankës së Shqipërisë. Mes të tjerave zyrat e këmbimit valutor duket të jenë një prej segmenteve në drejtim të të cilave ka pasur forcim të kontrollit, kjo edhe në funksion të parandalimit të pastrimit të parave. Ecuria e këtij segmenti ka qenë e qëndrueshme ndërkohë që jenë raportuar të paktën 41 agjenci këmbimi të mbyllura dhe 39 të tjera të liçensuara për të hapur aktivitet në këtë fushë. Gjithashtu institucioni i bankës së shqipërisë pret që edhe gjatë këtij viti ndryshimet në sistemin bankar të lidhura këto me shitjen apo bashkimin e bankave të vijojë duke sjellë si efekt në fund të vitit më pak banka në strukturën e përgjithshme të tregut. Ndërkohë në fokus për vitin 2018 do të jetë edhe konsolidimi i sistemit bankar, vetëvlerësimi ekuivalencës së kuadrit rregullativ me direktivat europiane si dhe bashkëpunimi me Bankën Qëndrore Europiane.

Sicred