KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » BSH: Një klimë më e mirë politike, jep tregues më të lartë të performancës së bizneseve
BSH: Një klimë më e mirë politike, jep tregues më të lartë të performancës së bizneseve

BSH: Një klimë më e mirë politike, jep tregues më të lartë të performancës së bizneseve

Ekonomia shqiptare ka vijuar prirjen rritëse edhe gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Banka e Shqipërisë e konfirmon këtë fakt nga vrojtimet e saj në mjedisin e biznesit. Treguesi i ndjesisë ekonomike reflektoi kryesisht përmirësimin e besimit të bizneseve, thotë raporti i Bankës Qëndrore.
Rritja në sektorin e industrisë, i vlerësuar nga ky tregues, rezulton me 4.3 pikë përqindje gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Janë rritur kontratat porositëse gjatë këtyre tre muajve, ndërsa edhe gjendja financiare e bizneseve, sipas Bankës së Shqipërisë, rezultoi në përmirësim.
Ndërtimi është rritur me 5.9 pikë përqindje në tremujorin e parë, duke iu afruar nivelit të mesatares së vet historike. Tendenca përmirësuese e treguesit të besimit në sektorin e shërbimeve vijoi edhe gjatë tremujorit të parë me +10.1 pikë përqindje, që rezulton të jetë rreth 26.9 pikë përqindje mbi mesataren historike të tij.
Banka e Shqipërisë konfirmon se edhe sektori i tregtisë shënoi rritje me 2.0 pikë përqindje gjatë kësaj periudhe, duke qëndruar rreth 5.8 pikë përqindje mbi mesataren e tij historike
Treguesit e mësipërm konfirmojnë klimën e mirë të biznesit në këtë periudhë, ndërsa një situatë politike e qëndrueshme do t’i jepte sipërmarrjes tregues më të lartë besimi në rritmet e rritjes dhe zhvillimit ekonomik.

Sicred