KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » BSH: Indeksi i ndjesisë ekonomike u rrit me 3.7 pikë

BSH: Indeksi i ndjesisë ekonomike u rrit me 3.7 pikë

Indeksi i ndjesisë ekonomike, treguesi që mat besimin e bizneseve dhe konsumatorëve për gjendjen e ekonomisë në vend u rrit me 3.7 pikë përqindje në tremujorin e parë të vitit. Referuar vrojtimit të Bankës së Shqipërisë rritja e besimit në ekonomi gjatë periudhes Janar-Mars ka ardhur kryesisht nga bizneset, ndërkohë që përceptimi i konsumatorëve për ekonominë është përkeqësuar. Rezultatet e vrojtimit të bankës qëndrore tregojnë se besimi konsumator ra për të dytin tremujor radhazi me 1.6 pikë përqindje. Tre nga balancat që formojnë treguesin e besimit tek qytetarët, përkatësisht ato që lidhen me pritshmëritë për blerjet e mëdha, situatën e përgjithshme ekonomike në vend si dhe të ardhurat dhe shpenzimet, kanë shënuar rënie. Në të njëjtën linjë me qytetarët rezulton edhe sektori i ndërtimit, ndonëse të dhënat zyrtare tregojnë se ky sektor po njeh rritje të vrullshme gjatë këtij viti. Megjithatë, në total treguesi i ndjesisë ekonomike qëndron mbi mesataren e tij afatgjatë. Referuar rezultateve të vrojtimit, në tre muajt e parë të vitit, tregtia, shërbimet dhe industria janë tre sektorët që kanë rritur ndjeshëm besimin tek ekonomia.

Sicred