KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » BSH: Blerja e euros rikthen stabilitetin në kursin e këmbimit
Ndërhyrja e BSH forcon monedhën evropiane

BSH: Blerja e euros rikthen stabilitetin në kursin e këmbimit

Banka e Shqipërisë njoftoi se do të ndërhyjë në tregun valutor për blerjen e euros, në një përpjekje për të forcuar monedhën europiane ndaj lekut. Deklarata është bërë nga guvernatori i përgjithshëm Gent Sejko në një dalje për mediat. Zoti Sejko nuk dha detaje rreth këtyre blerjeve, por tha se ato synojnë rikthimin e stabilitetit në kursin e këmbimit. Një tjetër vendim i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë është edhe ulja e normës bazë të interesit në 1 përqind duke vendosur një rekord të ri historik për monedhën shqiptare. Zoti Sejko kujtoi sërish se institucioni që ai drejton mbështet regjimin e kursit të lirë valutor dhe se kjo është një ndërhyrje e jashtëzakonshme, vetëm në funksion të objektivit të inflacionit.

Sicred