KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » BSH: Bie treguesi i ndjesisë ekonomike!

BSH: Bie treguesi i ndjesisë ekonomike!

Treguesi i ndjesisë ekonomike i bërë nga Banka e Shqipërisë, ka shënuar rënie për tremujorin të katërt të vitit 2018-të. Sipas Bankës, dinamika ka rënie të besimit në sektorët e shërbimeve, të tregtisë dhe të industrisë. Për ekspertin e ekonomisë Adrian Civici, ky indeks është një termometër sa i përket temperaturës së brendshme ekonomike dhe kjo rënie e besimit është negative për disa faktorë.

Ndërkohë që për parashikimin e rritjes ekonomike për vitin 2019-të,  Civici është dakort me institucione ekonomike ndërkombëtare të cilat kanë ulur projeksionin e rritjes ekonomike, kjo sipas Civicit pasi këto institucione kanë bërë një analizë të thellë të të gjithë faktorëve ndikues.

Treguesi i ndjesisë ekonomike, sipas Bankës së Shqipërisë edhe pse ka rënë sërish, vazhdon të qëndrojë mbi mesataren historike të tij.

Sicred