KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » BSH: Besimi i shqiptarëve tek ekonomia është rritur
BSH, pakësohen kursimet e shqiptarëve

BSH: Besimi i shqiptarëve tek ekonomia është rritur

Pas një fillimi jo fort optimist të 2016-tës, bizneset dhe qytetarët ndryshuan pritshmëritë e tyre mbi ekonominë shqiptare në gjysmën e dytë të viti që sapo lamë pas. Vrojtimi i fundit i Bankës së Shqipërisë mbi treguesin e ndjesisë ekonomike është përmirësuar ndjeshëm në tremujorin e fundit të vitit që lam pas. Ky treguesi është rreth 18.6 pike mbi mesataren afatgjatë. Kjo ecuri sipas Bankës Qëndrore i dedikohet përmirësimit të besimit në sektorët e shërbimeve e të ndertimit, si dhe përmirësimin e besimit të konsumatorit.
Ndërkohë, vrojtimi evidenton se besimit në sektorët e industrisë dhe të tregëtisë janë në rënie të lehtë, por niveli i tyre është sërish mbi mesataren historike. Nga ana tjetër besimi i konsumatorëve tek ekonomia është rritur me 4.8 pikë përqindje dhe qëndron 3.0 pikë përqindje mbi mesataren historike të tij. Referuar vrojtimit, të katër komponentet formues të këtij treguesi rezultojnë pozitiv, nga të cilat kryeson balanca e blerjeve të mëdha dhe ajo e situatës së përgjithshme ekonomike të pritur. Madje qytetarët janë optimiste edhe për blerjet e mëdha në të ardhmen, situatën aktuale dhe të pritur të kursimeve.

Sicred