KRYEFAQJA » LAJME » Kosova e Serbia vazhdojnë bisedimet në nivel ekspertësh

Kosova e Serbia vazhdojnë bisedimet në nivel ekspertësh

Në Bruksel sot do të vazhdojnë negociatat Beograd-Prishtinë. Delegacioni serb do të udhëhiqet nga shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriç. Tema të diskutimit janë; marrëveshja për asociacionin serb, energjetika, ura në Mitrovicë, liria e lëvizjes dhe integrimi i menaxhimit të kalimeve kufitare. Diskutimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të mbahen në ndërtesën e Shërbimeve Evropiane për Punë të Jashtme. Është parashikuar që negociatat e tilla të vazhdojnë deri më 21 mars. Dialogu i mëparshëm mes Beogradit dhe Prishtinës në nivel teknik, me ndërmjetësimin e BE, u mbajt në fund të muajit shkurt, pas më shumë se një viti pauzë. Nderkaq presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të takohen javën e ardhshme në Bruksel, në përpjekje për të “zgjidhur problemet mes dy vendeve”. “Do të rikthehem në dialog për të provuar që t’i zgjidhim problemet tona, edhe pse nuk besoj në dialog. Nuk kemi zgjidhje tjetër”, tha Vuçiç në Beograd. Takimi me dy presidentëve do të mbahet më 23 Mars. Kjo u bë e ditur nga Bashkimi Europian në një deklarate zyrtare. Temat kryesore do të jenë të lidhura me zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur deri më tani.

Sicred