KRYEFAQJA » LAJME » Bruksel: Takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë
Bruksel: Takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë

Bruksel: Takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë

Të mërkurën në mbrëmje në Bruksel do të zhvillohet takimi i radhës i dialogut politik mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Në takim do të marrin pjesë kryeministrat e dy vendeve, po ashtu edhe presidenti i Kosoves Hashim Thaçi. Takimi pritet të fillojë rreth orës 20. Temë diskutimi do të jetë themelimi i Bashkësise së komunave me shumicë serbe dhe zotimi i dy palëve për zbatimin e marrëveshjeve të arritura më herët. Takimi i fundit mes udhëheqësve të dy vendeve ndodhi një javë më parë, më 24 janar. Para nisjes për në Bruksel, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq zhvilluan një bisedë telefonike ku ritheksuan nevojën e uljes së tensioneve dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura me dialog dhe në interes të të gjitha palëve. Biseda telefonike mes Thaçit dhe Vuçiçit është e dyta brenda pak ditësh dhe synon uljen e tensioneve të ngritura javët e fundit që sollën edhe një luftë deklaratash mes palëve.

Sicred