KRYEFAQJA » LAJME » BRUKSEL, TAKIMI I 18 KORRIKUT MES KOSOVËS E SERBISË

BRUKSEL, TAKIMI I 18 KORRIKUT MES KOSOVËS E SERBISË

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në udhëtimin e tij në Bruksel, për raundin e dytë të takimit të fazës finale të dialogut, do të shoqërohet nga një delegacion i nivelit më të lartë shtetëror të mundshëm. Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se në takimin e Thaçit me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, të mërkurën më 18 korrik, do të jenë edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe tre nga zëvendëskryeministrat e tij. Kjo është bërë e ditur nga një deklarate e lëshuar nga Zyra për media e kryeministrit të Kosovës. Sipas njoftimit, “udhëheqësit e institucioneve të Kosovës do t’i konfirmojnë Federica Mogherinit përkushtimin e institucioneve për dialog me Serbinë dhe po ashtu përkushtimin dhe angazhimin tyre për përfshirjen e opozitës në dialog, respektivisht krijimin e një ekipi gjithëpërfshirës”.  Delegacioni i Kosovës, megjithatë, nuk do të shoqërojë Thaçin në takimin e paralajmëruar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, por vetëm me zyrtaren e BE-së që ndërmjetëson në dialog. Vendimi qe presidentit ti bashkohet delegacioni qeveritar është marrë në takimin e dytë të mbajtur të premten. Në takimin e parë, që u mbajt në mëngjes, presidenti dhe përfaqësuesit e partive politike që janë pjesë e koalicionit qeverisë diskutuan një platformë të re, të propozuar nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Sicred