KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bruksel, Rama takohet me Hahn dhe Tusk

Bruksel, Rama takohet me Hahn dhe Tusk

Kryeministri Edi Rama është takuar në Bruksel me komisionerin për zgjerim Johannes Hahn dhe në një konferencë të përbashkët për shtyp kanë deklaruar se do të nisin pa humbur kohë përgatitjen për çeljen e negociatave vitin e ardhshëm. Komisioneri Hahn nënvizoi se në këtë proces nevijitet përfshirja e të gjithë aktorëve politike. Kryeministri Edi Rama u shfaq i vetdijeshëm se muajt e përgatitjeve që do të paraprinë çeljen e negociatave do të jenë të vështira, por shprehu angazhim për të vijuar me reformat. Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për shtyp edhe me presidentin e këshillit europian, Donald Tusk, i cili tha se vendimi për çeljen e negociatave qershorin e ardhshëm ka ardhur si meritë e progresit të shënuar nga Shqipëria. Rama e Tusk u ndalen edhe në zgjidhjen e problemeve të Shqipërisë me Greqinë. Shqipëria pret të nis bisedimet e anëtarësimit në BE qershorin e vitit të ardhshëm. Zgjerimi tashmë nuk varet vetëm nga reformat e përmbushura, por ndikohet edhe nga zhvillimet brenda vetë unionit dhe vendeve anëtare.

Sicred