KRYEFAQJA » LAJME » Bruksel, Rama pritet nga Tusk
Bruksel, Rama pritet nga Tusk

Bruksel, Rama pritet nga Tusk

Kryeministri shqiptar Edi Rama është takuar në Bruksel me Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk. Sikurse shkruan vetë zoti Rama në rrjetin social Fejsbuk, zoti Tusk ka vlerësuar  ecurinë e reformave kurajoze në Shqipëri si një shembull pozitiv për krejt rajonin. Gjatë qëndrimit në Bruksel zoti Rama  do të marrë pjesë të martën në Samitin “Western Balkans at a Crossroads”, organizuar nga “Friends of Europe”. Në sesionin “Peace, Democracy and Reconciliation” kryeministri Rama është i ftuar të mbajë një fjalë. Më tej kreu i qeverisë shqiptare pritet të zhvillojë një takim me Federica Mogherini, Përfaqësuese e lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë.

Sicred