KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bruksel, përkujtohet 1 vjetori i sulmit terrorist
Bruksel, përkujtohet 1 vjetori i sulmit terrorist

Bruksel, përkujtohet 1 vjetori i sulmit terrorist

Brukseli ka përkujtuar 1 vjetorin e sulmit terrorist nga ku humbën jetën 32 persona dhe mbetën të plagosur 1300 të tjerë. Tufa me lule dhe qirinj të ndezur për të përkujtuar viktimat janë vendosur në aeroportin Zaventem dhe stacionin e metrosë në Maalbeek. Militantët e shtetit islamik morën përsipër këtë sulm duke  publikuar një deklaratë zyrtare ku pretenduan se shenjestrat në kryeqytetin belg ishin  zgjedhur me kujdes, duke pretenduar një shifër prej më shumë se 40 viktimash. Homazhe në nderim të viktimave zhvilluan edhe autoritetet e Belgjikës, kryeministri Charles Michel, Mbreti Filip si dhe përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Europian. Sulmi terrorist në Belgjikë, ishte i pari në vazhdën e sulmeve terorriste në Europë gjatë vitit të kaluar. Ai u pasua edhe nga 6 sulme të tjera në Francë dhe Gjermani.

Sicred