KRYEFAQJA » LAJME » Bruksel, përfundon pa sukses takimi Kosovë-Serbi
Bruksel, përfundon pa sukse takimi Kosovë-Serbi

Bruksel, përfundon pa sukses takimi Kosovë-Serbi

Takimi i natës të së mërkurës mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë ku morën pjesë përfaqësuesit më të lartë dy të vendeve, presidentët Hashim Thaçi dhe Tomisllav Nikolic, dhe kryeministrat Isa Mustafa e Aleksandar Vuçic, përfundoi pa asnjë përparim e marrëveshje. Përveç takimeve dypalëshe me ndërmjetësuesen e Bashkimit Evropian në dialog, Federika Mogerini dhe fotografisë së përbashkët, mes delegacioneve nuk ka pasur asnjë bisedim serioz sepse pozicionet kanë rezultuar krejtësisht të kundërta. Përfaqësuesja evropiane Mogherini lajmëroi se së bashku me presidentët dhe kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, është mbajtur një takimi i nivelit më të lartë në dialogun për normalizimin e marredhenieve si vijim i dialogur te nisur me 24 janar. “Takimi i sotëm ka qenë vazhdimësi e dialogut që kemi”. Ajo ka shtuar vetëm se puna për uljen e tensioneve do të vazhdojë sepse palët janë të përkushtuara për të biseduar. Por mediat perëndimore thonë se darka e përbashkët pas bisedimeve nuk u mbajt. Edhe vetë takimi nuk dha asnjë rezultat, thonë burime diplomatike në Bruksel. Presidenti i Serbisë Nikolic është shprehur se Serbia nuk do të diskutojë me askënd për pavarësinë e Kosovës sepse nuk e njeh atë. Madje, Nikoliçi tha se bashkësia e komunave me shumicë serbe do të kërkojë nga Prishtina të gjitha ato që kërkon Prishtina nga Beogradi. “Po, do të kërkojmë pavarësi nga Prishtina, nëse Prishtina mendon se mund të jetë e pavarur nga Beogradi”, tha ai. Palët nuk kanë rënë dakord për vazhdimin e dialogut dhe nuk kanë caktuar ndonjë datë se kur mund të takohen sërish.

Sicred