KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bruksel: Netanjahu i kërkoi BE-së ndjekjen e hapave të SHBA

Bruksel: Netanjahu i kërkoi BE-së ndjekjen e hapave të SHBA

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se ai pret nga vendet evropiane që të ndjekin shembullin e Shteteve të Bashkuara për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Para se të nisë takimin me ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, Netanyahu, ka thënë se vendimi i SHBA-së, “e bën të mundshme paqen”, në Lindjen e Mesme. Sipas tij Jerusalemi ka qenë kryeqyteti i popullit hebre për 3,000 vjet dhe Trump kishte vënë “fakte drejtpërdrejt në tryezë”. “Unë besoj se të gjithë ose shumica e vendeve evropiane do të lëvizin ambasadat e tyre në Jerusalem, ta njohin Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe të angazhohen fuqishëm me ne për siguri, prosperitet dhe paqe”, shtoi ai. Ndersa shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, tha se blloku do të vazhdojë ta njohë, “konsensusin ndërkomëbtar”, për Jerusalemin. “Ne besojmë se zgjidhja e vetme reale për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës është e bazuar tek të dy palët, me Jerusalemin si kryeqyetet të të dyjave”, tha Mogherini. Izraeli e ka cilësuar gjithmonë Jerusalemin si kryeqytet, ndërsa palestinezët pretendojnë Jerusalemin Lindor (të zënë nga Izraeli në luftën e vitit 1967) si kryeqytet i një shteti të ardhshëm palestinez. Sovraniteti izraelit mbi Jerusalemin nuk është njohur ndërkombëtarisht dhe të gjitha vendet i mbajnë ambasadat e tyre në Tel Aviv. Jerusalemi është gjithashtu shtëpia e vendeve kryesore fetare të shenjta për judaizmin, islamin dhe krishterimin, veçanërisht në Jerusalemin Lindor.

Sicred