KRYEFAQJA » LAJME » Bruksel, Mogherini pret Ramën
Bruksel, Mogherini pret Ramën

Bruksel, Mogherini pret Ramën

Përfaqësuesja e lartë e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka patur një darkë punë me kryeministrat e Ballkanit Përendiomor si dhe ka zhvilluar nje takim bilateral me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Zëdhënësja për Politikat e Jashtme dhe Politikën e BE-së, Maja Kocijančič, ka postuar foton e kryeministrit Edi Rama me Përfaqësuesen e lartë të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Në takimin informal me kryeministrat e Ballkanit Perendimor, shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, ka bërë foto me ta, ku spikat edhe kryeministri Rama, i cili ka qenë i fundit në takim me shefen e BE-së Mogherini, por që ka zgjatur më gjatë. Federica Mogherini i ka nisur takimet me kryeministrin e Kosovës, ate të Serbisë, Maqedonisë, Malit te Zi, te Bosnje-Hecegovinës dhe e ka mbyllur me kryeministrin Edi Rama. (Sipas ATSH)

Sicred