KRYEFAQJA » LAJME » Bruksel, Mogherini fton në takim kryeministrat e vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor
Bruksel, Mogherini fton në takim kryeministrat e vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor

Bruksel, Mogherini fton në takim kryeministrat e vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë për Punët e Jashme dhe Politikën e Sigurisë, zëvendëspresidente e Komisionit Evropian ka ftuar kryeministrat e vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor në një takim jozyrtar në Bruksel, ditën e hënë më 18 dhjetor.
Në takimin e tretë të këtij lloji për këtë vit, përfaqësuesja e lartë dhe kryeministrat pritet të diskutojnë zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën për 2018, viti që do tu ofrojë partnerëve në rajon mundësinë e vetme për të ecur përpara në rrugën e integrimit në BE.
Bashkimi Evropian mbetet i vendosur në angazhimin e BE në rajon dhe të mbështesë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në hedhjen e hapave të nevojshëm që e bëjnë të pakthyeshëm progresin drejt BE-së. (Sipas ATSH)

Sicred