KRYEFAQJA » LAJME » Bruksel, ministrat e jashtëm të BE diskutojnë për emrin e Maqedonisë
Bruksel, ministrat e jashtëm të BE diskutojnë për emrin e Maqedonisë

Bruksel, ministrat e jashtëm të BE diskutojnë për emrin e Maqedonisë

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian po diskutojnë për bisedimet rreth zgjidhjes së çështjes së emrit të Maqedonisë. Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini gjatë kësaj mbledhjeje informon ministrat e 28 vendeve mbi procesin e negociatave. Ndërsa dy ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë pritet të vazhdojnë bisedimet në Bruksel.
Duke u bazuar në qëndrimet e disa vendeve anëtare të BE-së, të cilat kundërshtojnë fillimin e negociatave me Maqedoninë, analistët mendojnë se mundësitë e zgjidhjes po shterojnë.
Ndërkohë në Greqi kanë vijuar reagimet mbi propozimin e fundit “Maqedonia e Ilindenit”. Kreu i opozitës greke Micotakis gjatë një interviste për mediat helene tha se propozimi është emri më i keq i mundshëm.

Sicred