KRYEFAQJA » LAJME » Bruksel-Mblidhen liderët e BE-së për samitin e pranverës

Bruksel-Mblidhen liderët e BE-së për samitin e pranverës

Liderët e vendeve antare të BE-së po zhvillojnë në Bruksel mbledhjen e rradhës së Këshillit Europian, në një takim ku diskutohen një sërë çështjesh me rëndësi përfshirë situatën në Ballkanin Perëndimor. Një gjë e tillë u konfirmua një ditë më parë nga Presidenti i këtij institucioni, Donald Tusk, i cili deklaroi se “‘Situata në Ballkan është e brishtë, por unioni mbetet i vendosur për t’ju përmbajtur premtimeve të bëra”. Ai njoftoi gjithashtu se për këtë temë do të flitet më gjerësisht në darkën e punës që do të zhvillohet në orët e mbrëmjes së sotme. Tusk konfirmoi se ky diskutim ishte kërkuar në mbledhjet e mëparshme nga vetë liderët europianë, për shkak të një sërë zhvillimesh që kanë ndodhur në rajon, ku mund të përmendet ashpërsimi i toneve mes zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë, por edhe bllokimi i formimit të qeverisë në Maqedoni, me argumentin se e ashtëquajtura platforma shqiptare, kërcënon sovranitetin e këtij vendi. Tusk ka theksuar edhe prioritete të tjera, siç janë diskutimet mbi ekonominë, emigracionin, punësimin dhe shpërndarjen e të ardhurave në një mënyrë më të gjerë dhe më të drejtë tek qytetarët. Një çështje më rëndësi përbëjnë gjithashtu edhe përpjekjet për themelimin e Prokurorisë së Bashkimit Europian, një institucion i cili do të ketë për detyrë hetimin e krimeve ekonomike që dëmtojnë interesat e unionit. Mbledhja e Këshillit Europian vjen në 60-vjetorin e Traktatit të Romës, si dhe në një kohë vendimtare për të ardhmen e Bllokut.

Sicred