KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bruksel, liderët e BE-së e arrijnë marrëveshjen e emigracionit
Bruksel, liderët e BE-së e arrijnë marrëveshjen e emigracionit

Bruksel, liderët e BE-së e arrijnë marrëveshjen e emigracionit

Pas 12 orë bisedimesh në Bruksel, liderët e BE-së e arritën më në fund marrëveshjen e emigracionit që i jep një frymëmarrje lehtësimi Angela Merkelit. Vetë e ardhmja e kancelares gjermane në këtë post rrezikohej, nëse nuk do të dilte me një pakt të pranueshëm mes mosmarrëveshjeve të ashpra me ministrin e vet të Brendshëm Horst Seehofer.
Lajmin e arritjes së ujdisë e njoftoi përmes “Twitter”-it presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk. 28 liderët e BE-së, shkroi ai, ranë dakord me përfundimet e këshillit mbi emigracionin. Në dokument, është pak i vakët, formulimi mbi mbylljen e qendrave të emigranteve brenda bllokut. Shtetet e BE, që do të kenë dëshirë të ngrenë kampe të tilla do t’i verfiikojnë azilkërkuesit në territorin e tyre. Ndërkohë, propozohet që kontrolli i emigrantëve, përsa i takon të drejtave për të kërkuar azil, të bëhet përpara se të arrijnë bllokun. Shteteve në veriun e Afrikës dhe në Lindjen e Mesme, Bashkimi Europian do t’iu ofrojë ndihmë financiare në këmbim të dritës jeshile për ngritjen e qendrave të verifikimit në platformat rajonale ku grumbullohen emigrantët. Nga sa shpjegoi Merkel, krerët e unionit ranë gjithashtu dakord për kontrolle të brendshme më të ashpra në mënyrë që azilkërkuesve të mos i lejohet ta zgjedhin vetë vendin ku do të aplikojnë. Italia refuzoi fillimisht t’i nënshkruante konkluzionet e përbashkëta të takimit të cilat përfshinin dhe çështje si Brexitit apo siguria, nëse më parë qeveritë e BE-së nuk binin dakord mbi emigracionin. Pjesëmarrësit në samit pranuan gjithashtu t’i paguajnë Turqisë një tjetër këst 3 miliardë dollarësh në kuadër të marrëveshjes se 2016-ës që lidhet me përpjekjet e Ankarasë për t’i mbajtur emigrantët larg Europës.

Sicred