KRYEFAQJA » LAJME » Bruksel, Koçijançiç: Takimi shqiptaro-serb konstruktiv
BE keqardhje për moslejimin e vizitës së Vuçiçit në Banjë

Bruksel, Koçijançiç: Takimi shqiptaro-serb konstruktiv

Delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit u takuan të hënën në Bruksel, ku diskutuan për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani në dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Zëdhënësja e shefes së Politikës së Jashtme, Maja Koçijançiç, ka bërë me dije se palët janë fokusuar tek pakti për lëvizjen e lirë, pakti në fushën e drejtësisë dhe ai për menaxhimin e integruar të kufirit. Duke e vlerësuar takimin si “konstruktiv”, Koçijançiç ka shtuar se, bisedimet do të vazhdojnë edhe sot dhe do të kenë në fokus Shoqatën e komunave me shumicë serbe, energjinë dhe urën mbi lumin Ibër, në Mitrovicë. Dialogu në nivelin teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte ndërprerë më 16 Janar nga pala serbe, pas vrasjes liderit politik të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç.

Sicred