KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bruksel, Filloi takimi i NATO-s

Bruksel, Filloi takimi i NATO-s

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare në NATO përballen me një tematikë të ngjeshur ndërsa janë mbledhur në Bruksel në takimin e fundit vjetor. Por në një kohë kur aleanca përballet me sfida të panumërta, çështja më e madhe nuk është në axhendën zyrtare: Cili do të jetë kursi i NATO-s kur Donald Trump të marrë drejtimin e Shteteve të Bashkuara? Mënyra më e mirë për të larguar shqetësimet e shfaqura në Evropë nga zgjedhja e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhe është forcimi i bashkëpunimit mes BE-së dhe NATO-s, u shpreh sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut, Jens Stoltenberg.«Mjaft pyetje janë parashtruar në lidhje me forcën e lidhjeve transatlantike», deklaroi ai duke iu referuar shqetësimeve dhe dyshimeve të shfaqura pas fitores së miliarderit populist në zgjedhjet presidenciale amerikane. Stoltenberg foli para fillimit të takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s.Ministrat do të miratojnë rreth 40 masa që shënojnë forcimin e bashkëpunimit me BE-në, ku parimi kryesor u miratua në samitin e fundit të NATO-s në Varshavë në korrik.

Sicred