KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Brnabiç: Mes Rusisë dhe BE-së, Serbia zgjedh të dytën
Bërnabiç: Krijim i një ushtrie në Kosovë mund të provokojë një ndërhyrje ushtarake nga Beogradi

Brnabiç: Mes Rusisë dhe BE-së, Serbia zgjedh të dytën

Nëse Serbia do të detyrohet të zgjedhë mes lidhjeve të afërta me Rusinë apo anëtarësim në Bashkimin Evropian, atëherë do të vendosë për këtë të dytin. Kështu deklaroi kryeministrja e re serbe Ana Brnabiç në një intervistë me rrjetin amerikan mediatik Blumberg. Do ta vijoj rrugën e nisur nga paraardhësi im, Aleksandër Vuçiç, tani presidenti i vendit që po përgatit vendin për anëtarësim në vitin 2020, tha ajo. Po shkojmë drejt BE-së, kjo është e qartë. Kemi lidhje emotive me Rusinë për shkak të traditës kulturës e fesë dhe Rusinë shumë qytetarë serbë e shohin si mbrojtësen tonë, por përsëri, rruga strategjike është ajo drejt BE-së, foli qartë zonja Brnabiç. Kjo është hera e parë që një kryetar qeverie në Serbi deklaron hapur se do të zgjedhë Evropën para Rusisë. Kryeministrja megjithatë, nuk mundi ti përgjigje pyetjes nëse do të vendoste sanskione kundër Rusisë nëse i kërkohej kjo gjë, gjë që zoti Vuçiç nuk e kishte bërë.

Sicred