KRYEFAQJA » LAJME » Britania për dy helmuesit rusë: Gënjeshtër dhe sajesë

Britania për dy helmuesit rusë: Gënjeshtër dhe sajesë

Në një interivstë për kanalin rus të lajmeve Ruptly, dy personat që autoritetet britanike dyshojnë se kanë helmuar ish spiunin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij, deklaruan se kishin qenë thjesht duke bërë turizëm në kohën kur ndodhi sulmi në fjalë. Aleksandër Petrov dhe Ruslan Boshirov, shpjeguan se kishin udhëtuar për të Salsbëri pasi atë qytezë ua kishin rekomanduar miqtë e tyre. Dy burrat thanë se punonin në biznesin e produkteve ushqimore për personat qe merren me sport dhe se kishin udhëtuar për në Londër për pushime.  Ata pranuan se mund të kishin kaluar aksidentalisht pranë shtëpisë së Skripal, por nuk kanë ndonjë informacion se ku ajo ndodhet konkretisht dhe nuk kanë patur ndonjëherë me vete ndonjë lëndë helmuese, e aq më pak Novicok. Britania e madhe beson Petrov dhe Boshirov janë oficerë të inteligjencës ushtarake ruse që u përpoqën të helmonin ish spiunin rus Sergei Skripa dhe vajzën e tij Julia në salsbëri marsin e këtij viti. Zyra e kryeministres britanike e hodhi poshtë intervistën e të dyshuarve. – Gënjeshtrat dhe sajesat në këtë intervistë që iu dha sstacionit televiziv të sponsorizuar nga shtetit rus janë një fyerje për inteligjencën e publikut, – u shpreh zëdhënësie kryeministres britanike Tereza Mei. Të mërkurën që lamë pas, presidenit rus Vladimir Putin u shpreh se dy të akuzuarit nga Britania për sulmin ishin thjesht civilë, pas asnëj lidhje me krimin, dhe se do të shfaqeshin shumë shpejt për të dhënë versionin e tyre të ngjares.

Sicred