KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Britania e Madhe po përballet nga një valë të ftohti
I ftohti siberian përfshin Europën

Britania e Madhe po përballet nga një valë të ftohti

Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar bllokim në aeroporte dhe në rrugët britanike, ndërkohë që Britania e Madhe po përballet nga një valë të ftohti. Në Skoci, aeroporti i Glasgout u detyrua të ndërpresë aktivitetet në orët e para të mëngjesit, para se t’i rifillonte një orë më vonë. Disa fluturime janë dashur të devijohen drejt Edimburgut dhe aeroporti u ka kërkuar pasagjerëve të informohen rreth fluturimeve të tyre tek kompanitë ajrore para se të shkojnë në terminal. Skocia, Uellsi dhe Veriu i Anglisë janë rajonet më të prekura nga reshjet e dëborës, që pritet të arrijnë deri në 15 centimetra. Policia u ka kërkuar banorëve të shmangin lëvizjet dhe kompania e autostradave “Highways England” ka kërkuar për shoferët të pajisen me lopata, batanije, ujë dhe ushqim para se të nisn udhëtimet. Vendi është përballur me një prej netëve më të ftohta të vitit. Temperaturat janë ulur deri në -12 gradë Celsius në vende të ndryshme të Britanisë.

Sicred