KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Britania e Madhe do të kërkojë një bashkim të përkohshëm doganor me Bashkimin Europian
Britania e Madhe do të kërkojë një bashkim të përkohshëm doganor me Bashkimin Europian

Britania e Madhe do të kërkojë një bashkim të përkohshëm doganor me Bashkimin Europian

Britania e Madhe do të kërkojë një bashkim të përkohshëm doganor me Bashkimin Europian pas Breksit, ndërsa qeveria e saj po përgatitet të publikojë propozimet e para të detajuara mbi partnershipin e ardhshëm. Kabineti i ministrave të Tereza Mei bëri të ditur se do të kërkonte një periudhë të kufizuar kohore të zbatimit të këtij propozimi doganor pas largimit nga BE-ja, në mënyrë që të garantohej një mjedis i sigurtë për bizneset dhe që të lejohet vendosja e rregullimeve të reja doganore.
Departamenti për Daljen nga BE u shpreh se Britania është e gatshme të nënshkruajë marrëveshje të tregtisë së lirë me vendet e treta gjatë kësaj periudhe, megjithëse ato do të mund të zbatoheshin vetëm në fund të periudhës në fjalë. Propozimi u mireprit nga Konfederata Britanike e Industrisë, që është edhe lobi më i madh i biznesit atje, por partitë e opozitës e kanë konsideruar si “fantazi”. Në një prononcim për BBC, ministri për Daljen nga BE, Dejvid Dejvis u shpreh se periudha e tranzicionit mund të zgjasë afro dy vjet dhe mund të përfundojë kur të mbahen zgjedhjet e përgjithshme, pra në 2022-in. Britania thotë se të qenit e saj anëtare në bashkimin doganor të BE-së, i cili aktualisht lejon lëvizje pa tarifë të mallrave, do të përfundojë sëbashku me anëtarësinë e saj në tregun e vetëm kur ky vend të largohet nga blloku në Mars të 2019-ës. Pas kësaj, një përqasje e mundshme do të ishte vendosja e një bashkimi të përkohshëm doganor mes saj dhe BE-së, u shpreh Dejvis.
Ekspertët kanë paralajmëruar se do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për të negociuar një marrëveshje të re të tregtisë së lirë mes BE-se dhe Britanisë, para se kjo e fundit të largohet nga bllokut, veçanërisht sepse Brukseli ka refuzuar deri tani të fillojë bisedime për tregtinë.

Sicred