KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Britania e Madhe dhe BE, bien dakort për kushtet e marrveshjes
Britania e Madhe dhe BE, bien dakort për kushtet e marrveshjes

Britania e Madhe dhe BE, bien dakort për kushtet e marrveshjes

Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian kanë rënë dakord për pjesën më të madhe të marrëveshjes që do të udhëheqë një tërheqje të rregullt të Britanisë nga blloku. Kryenegociatori europian për Breksit, Mishel Barnier, u shpreh se dy palët kanë rënë dakord për një periudhë transitore, ndërsa e konsideroi këtë si një hap vendmitar. Pasi u takua me sekretarin britanik për Breksit Dejvid Dejvis, zoti Banrier bëri të ditur se periudha tranzitore do të fillojë nga data 29 Mars 2019, datë në të cilën Britania del zyrtarisht nga blloku, deri në dhjetor të 2020-ës dhe kjo periudhë synon të lehtësojë rrugën drejt një marrëdhënie të përhershme në të adhmen. Zoti Barnier gjithashtu tha se është rënë dakord edhe mbi të drejtat e 4.5 milionë qytetarëve europianë në britani dhe 1.2 milionë qytetarëve britanikë në BE. Marrëveshja e propozuar gjithashtu do të përfshijë një opsion emergjence për të shmangur kufirin e fortë me Irlandën. Si Britania ashtu edhe Bashkimi Europian shpresojnë se kushtet e një marrëveshjeje mbi periudhën tranzitore do të nënshkruhen në samitin e liderëve europian që zhvillohet këtë javë. Kryenegociatori europian gjithashtu shtoi se teksti ligjor i projektmarrëveshjes shënon një hap vendimtar, por shtoi se nuk ishte fundi i rrugëtimit. Ndërsa sekretari britanik për Brexit, Dejvid Dejvis, u shpreh se lëvizja garantonte më shumë siguri për bizneset si dhe përfshinte ruajtjen e kuotave të peshkimit gjatë periudhës tranzitore. – Duhet të kapim momentin dhe të vijojmë me vrullin e javëve të fundit, – theksoi Dejvis, i cili theksoi se dakordësia e arritur këtë të hënë do t’i hapte rrugë besimit se një marrëveshje e mirë mes dy palëve ishte më afër se kurrë më parë.

Sicred