KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Britani: Zhvillohet debati Mej-Corbin

Britani: Zhvillohet debati Mej-Corbin

Ndërsa Britania në 8 qershor shkon në zgjedhje të përgjithshme, kryeministrja britanike Tereza Mej dhe rivali i saj Xheremy Corbin zhvilluan një debat televiziv. Kreu i Douning Strit, Mej tha se do të vijojë rrugën për divorcin e Britanisë me Unionin edhe nëse nuk ka marrëveshje. Ndërsa Corbin siguroi se do të arrinte një marrëveshje nëse do të vinte në pushtet.‘Më mirë asnjë marrëveshje sesa një marrëveshje jo e mirë “ u shpreh Mej e cila edhe një herë përsërit sloganin e fushatës duke premtuar se Brexit do të jetë një sukses. May pritet të fitoje zgjedhjet edhe pse rivali i saj Corbin sipas sondazheve e fitoi debatin televiziv.

Sicred