KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Britani, qeveria operacion riatdhesimi pas falimentimit të “Monark Airlines”

Britani, qeveria operacion riatdhesimi pas falimentimit të “Monark Airlines”

Autoritetet britanike kanë nisur operacionin më të madh të riatdhesimit në kohë paqeje, pasi 110 000 britanikë kanë mbetur të bllokuar jashtë vendit, pas falimentimit të një kompanie ajrore.
Autoritetet britanike lajmëruan se “Monark Airlines” nuk është më në bursa dhe se të gjitha prenotimet e saj janë anuluar. Pasagjerët që do të niseshin nga Britania u lajmëruan që të mos shkojnë në aeroporte, ndërsa tashmë duhen kthyer në vend ata që kanë mbetur jashtë. Zyra për Aviacionin Civil i kërkoi qeverisë britanike që të angazhojë të paktën një flotë prej 30 avionësh që të kthejë britanikët e mbetur në vende të ndryshme. “Monark” ishte kompania e pestë më e madhe ajrore në Britani dhe më e madhja që falimenton dhe merret përsipër nga shteti. Deri në momentet e fundit, zyrtarë të kompanisë vazhduan bisedimet me zyrën e Aviacionit Civil për rinovimin e licencës, në mënyrë që të vazhdonin të shisnin paketa pushimesh. Por, afati përfundoi mesnatën e së dielës pasi nuk u bë e mundur një marrëveshje mes dy palëve dhe kompania falimentoi.

Sicred