KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Britani; Gjykata Supreme vendos kush ka të drejtë të votojë për procesin e Brexit
brexit, procesi, parlamenti vendos, gjykata, bota

Britani; Gjykata Supreme vendos kush ka të drejtë të votojë për procesin e Brexit

Gjykata Supreme e Britanisë ka vendosur se vetëm Parlamenti ka të drejtë të votojë nenin 50 për të nisur zyrtarisht procesin e Brexit, para se të vihet në zbatim nga Kryeministria May. Vendimi shënon një goditje të rëndë për qeverinë konservatore, e cila kishte kërkuar të anashkalonte legjislativin. Gjykata më e fuqishme në vend ka mbështetur vendimin e Gjykatës së Lartë që e konsideron jokushtetuese që Kryeministria britanike, Theresa May, të fillojë zyrtarisht procesin e largimit nga BE-ja pa miratimin e deputetëve. Njëmbëdhjetë Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dorëzuan vendimin mengjesin e sotem, pas një seance katër ditore dhjetorin e kaluar.

Sicred