KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Britani e Madhe: May, BE e papërkulshme ndaj nesh
Britani e Madhe: May, BE e papërkulshme ndaj nesh

Britani e Madhe: May, BE e papërkulshme ndaj nesh

“Do të kërkojmë të ulim defiçitin dhe do të investojmë më shumë në ekonomi. Vetëm duke u bashkuar si një komb i madh do të mundemi të kemi një të ardhme”, tha kryeministrja britanike Theresa May duke paraqitur planin e saj për Brexit.

“Jemi një vend europian, por kemi parë gjithmonë përtej Europës. Duam një Britani të Madhe më të fortë, të drejtë, të bashkuar dhe të kthyer nga jashtë. Brexit nuk do të thotë që të mbyllemi nga bota, por të ndërtojmë një Britani të Madhe globale. Nuk dua që Bashkimi Europian të përçahet por nga ana e BE-së ka munguar përkulshmëria në drejtim të Londrës”, tha May.

Britania e Madhe synon një marrëveshje të shkëmbimit të lirë me BE-në por nuk ka ndërmend të japë asgjë për bilancin europian, shtoi kryeministrja May, duke saktësuar se do një marrëveshje me BE-në për Brexit “brenda dy viteve” me një përmbushje “të ngadaltë” të ujdive.

Sicred