KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Britani: Dy persona gjenden pa ndjenja të helmuar me agjent nervor

Britani: Dy persona gjenden pa ndjenja të helmuar me agjent nervor

Policia britanike bëri të ditur se dy personat që u gjetën të shtunën e shkuar pa ndjenja në Ejmsberi janë ekspozuar ndaj agjentit nervor Novicok, i cili u përdor edhe për helmimin e ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij. Bëhet fjalë për Charli Rouli, 5 dhe Daun Sterxhes, 44 vjeç, që u gjetën pa ndjenja të shtunën në Ejmsberi që është shumë afër qytetit Salsbëri ku u helmuan skripalët, dhe vijojnë të jenë në gjendje kritike për jetën. Policia gjithashtu theksoi se nuk ka patur persona të tjerë me të njëjtat simptoma. Ndërkohë në të shkuarën e Roulit dhe Sterxhes nuk ekzistojnë të dhëna që mund të provojnë se ata mund të kenë qënë shënjestër e ndonjë sulmi të paramenduar. Të shtunën që lamë pas ambulancat u thirrën dy herë në një shtëpi në Ejmsberi, një herë pasi zonjës Sterxhes i ra të fikët dhe me pas kur zoti Rouli u ndje edhe ai keq. Policia tha se fillimisht kishin menduar se ishin dy përdorues droge. Por mëngjesin e djeshëm, ngjarja u konsiderua incident madhor, pasi u bë e ditur se çifti ishte ekspozuar ndaj një substance të panjohur. Raportohet se dy partnerët e kishin kaluar pasditen dhe mbrëmjen e së premtes duke vizituar dyqanet në Salsbëri, qyteti ku u helmua Sergei Skripal dhe vajza e tij Julia.

Sicred