KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Britani, çështja e emigrantëve, sekretarja e brendshme Rudd jep dorëheqjen

Britani, çështja e emigrantëve, sekretarja e brendshme Rudd jep dorëheqjen

Sekretarja e Brendshme britanike, Amber Rudd ka dhënë dorëheqjen duke thënë se ajo, pa dashur, kishte keqinformuar deputetët në lidhje me objektivat për largimin e emigrantëve të paligjshëm. Rud, që do të mbante një deklaratë në dhomën e komuneve, ka qenë nën presion për të dhënë dorëheqjen në lidhje me skandalin Uindrash. Ajo u përball me kritika për ekzistencën e objektivave të ministrisë së brendshme për kthimin e emigrantëve të paligjshme dhe kishte dijeni për këtë. Sekretarja e Brendshme në hije, Diane Abbott, që në mënyrë të përsëritur i ka kërkuar Rud të largohet, tha se ajo bëri atë që duhej. Sipas saj, arkitektja e kësaj krize, Theresa May, duhet të dalë në dhomën e komuneve për të dhënë shpjegime nëse ajo kishte dijeni se Amber Rudd ka keqinformuar parlamentin dhe publikun, javën e kaluar.
Të dielën, britanikja Guardian publikoi letrën e plotë që e kish raportuar një javë më herët, në të cilën Rud parashtronte planet për të deportuar 10 për qind më shumë emigrantë të paligjshëm gjatë viteve të ardhshme. Ndërkohë në letrën e saj të dorëheqjes, Rudd nënvizon se ajo merr përgjegjësi të plotë për faktin se nuk ishte në dijeni që informacioni që i ishte dhënë zyrës së saj përmendte objektiva.

Sicred