KRYEFAQJA » LAJME » Brindizi, ndalohet skafi me 550 kg marijuanë
Brindizi, ndalohet skafi me 550 kg marijuanë

Brindizi, ndalohet skafi me 550 kg marijuanë

Një shqiptar dhe një italian janë ndaluar teksa me një skaf të ngarkuar me 550 kg marijuanë po përpiqeshin të arrinin brigjet italiane. Skafi, 6.5 metra të gjatë, është identifikuar nga roja bregdetare italiane gjatë natës së shkuar në ujërat e Brindizit dhe pas një ndjekje të shkurtër skafi është ndaluar nga roja bregdetare italiane. Brenda tij u gjetën 67 pako me marijuanë. Sipas autoriteteve italiane vlera e ngarkesës së drogës llogaritet në 5 milionë euro. Sipas Rojes Financiare Italiane që prej fillimit të vitit 2018 në rajonin e Puglias janë arrestuar 35 skafistë, janë sekuestruar 14 tonë marijuanë dhe 14 mjete lundruese.

Sicred