KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Brexit, Raab takohet me Barnier
Brexit, Raab takohet me Barnier

Brexit, Raab takohet me Barnier

Sekretari i ri britanik për Breksit Dominik Raab do të zhvillojë sot në Bruksel bisedimet e tij të para me kryenegociatorin Europian Mishel Barnier. Raab u emërua në postin e sekretarit për Breksit kur Dejvid Dejvis u dorëhoq në shenjë proteste ndaj asaj që kryeministrja Tereza Mei planifikon të ndodhë me tregtinë pas daljes së vendit nga blloku Europian. Tashmë i takon zotit Raab, i cili ka qenë pjesë e fushatës për t’u larguar nga BE gjatë referendumit të 2016-ës, që të vijojë negociatat me Barnier. Takimi mes tyre zhvillohet në një kohë që Komisioni Europian po udhëzon shtetet e tjera anëtare për t’u përgatitur për një Breksit pa marrëveshje.
Ndërkohë, rrjeti i lajmeve BBC ka bërë të ditur se ekziston një letër e komisionit ku paralajmërohet se dështimi në arritjen e një marrëveshjeje do të kishte ndikim të konsideruaeshëm në bizneset dhe qytetarët europianë. Pasojat e mundshme, thuhet në letër, përfshijnë ndërprerjen e industrisë së aviacionit si dhe që mallrat nga Mbretëria e Bashkuar do të jenë subjekt i kontrolleve doganore. Ndërkohë që në Mbretërinë e Bashkuar, qeveria ka këshilluar të gjithë departamentet e saj që të jenë të përgatitur në rast se vendi tërhiqet pa një marrëveshje nga Bashkimi Europian.

Sicred