KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Brexit, parlamenti britanik nis debatin
Brexit, parlamenti britanik nis debatin

Brexit, parlamenti britanik nis debatin

Parlamenti britanik filloi të debatojë projektligjin që autorizon qeverinë të fillojë negociatat për daljen nga Bashkimi Evropian. “Esenca e këtij projektligji qëndron mbi një çështje shumë të thjeshtë. Ai i besojmë ne popullit apo jo?”, deklaroi para deputetëve ministri i ngarkuar për Brexit, David Davis, duke aluduar për rezultatin e referendumit që vendosi më 23 qershor daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja. I quajtur “projektligji i Bashkimit Evropian”, dokumenti shumë i shkurtër i kërkon parlamentarëve t’i japin kryeministrit pushtetin për të njoftuar, sipas nenit 50 të traktatit të BE-së, qëllimin e Britanisë së Madhe për të dalë nga BE-ja. “Shqyrtimi i këtij teksti para Dhomës së Komuneve filloi sot dhe nesër, më pas vazhdon më 6,7 dhe 8 shkurt dhe pritet të përfundojë me një votim”.

Sicred