KRYEFAQJA » LAJME » Breshëri dëmton prodhimet në Rroskovec

Breshëri dëmton prodhimet në Rroskovec

Breshëri dhe stuhia e një dite më parë që përfshiu zonën e Rroskovecit ka dëmtuar rëndë të mbjellat, në fshatrat, Kuman, Kurjan, Luar, Marinëz dhe Strum. Me dhjetra hektarë sera, ara të mbjella me grurë, vreshtari dhe ullishte tashmë janë dëmtuar në mënyrë të pariparueshme.

Florenc Çibukut, fermer në Kurjan i janë dëmtuar rreth 2 dynym sera. Breshëri ka arritur të depërtojë në të dy shtresat e plasmasit. Në të njëjtën situatë me dëmtime të serave rezulton edhe e gjithë zona e Kumanit.
Përveç dëmeve në sera, breshëri ka vrare edhe shpendët e disa fermave, veçanërisht gjela deti. Një tjetër fermer i kësaj zone është shprehur se i janë dëmtuar dhe peme frutore. Ai lutet për ndihmë nga ministria e bujqësisë.

Bashkia e Rroskovecit është njohur prej ditës së djeshme me situatën e dëmeve të bresherit, ndërsa rreth 60 fermerë i kanë drejtuar ankesa duke kërkuar ndihmë. Komisioni i verifikimit të dëmeve ka nisur punën për të nxjerrë faturën financiare me qëllim kalimin sa më shpejtë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Sicred