KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Brenga ime shqiptare” Aldo Renato Terrusi promovohet në Bibliotekën Kombëtare

“Brenga ime shqiptare” Aldo Renato Terrusi promovohet në Bibliotekën Kombëtare

Një shtegtim në kërkim të origjinës dhe historisë së vet, por mbi të gjitha në kërkim të eshtrave të babait, vdekur në vitin 1952 në burgun e Burrelit. I tillë mund të përkufizohet libri “Brenga ime shqiptare” me autor italianin Aldo Renato Terrusi, promovuar në Bibliotekën Kombëtare. Brenga ime, rrëfen Terrusi, është gjetja e eshtrave të babait, Xhuzepes, burgosur menjëherë pas çlirimit, kur ai ishte drejtor i bankës kombëtare të Vlorës. Libri pasqyron pikërisht kalvarin e kërkimeve disavjeçare të këtyre eshtrave, por edhe dokumente dhe dëshmi të njerëzve që kanë punuar dhe njohur nga afër babanë tim. Sipas drejtorit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa, gjetja e eshtrave jo vetëm të babait Xhuzepe Terruzit, por gjithë atyre që u pushkatuan dhe vdiqën burgjeve të komunizmit, është detyrim për shtetin shqiptar. Biblioteka Kombëtare, sipas drejtores Persida Asllani , gjatë vitit 2017 do të ketë si refren të aktiviteteve të tij kujtesën. Një prej figurave që do të kujtohet së shpejti do të jetë Musine Kokalari.

Sicred