KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Breksit, qeveria britanike do të vendosi leje për europianët që jetojnë dhe punojnë në Britani

Breksit, qeveria britanike do të vendosi leje për europianët që jetojnë dhe punojnë në Britani

Pas Breksit, qeveria britanike planifikon të mbajë një regjim pa viza për vizitorët europianë që hyjnë në territorin e vendit të saj. Por, sipas BBC-së, nëse vizitorët nga vendet e Bashkimit Europian duan të punojnë, studiojnë apo të vendosen në Mbretërinë e Bashkuar, ata duhet të aplikojnë për leje. Aktualisht, qytetarët europianë janë të lirë të jetojnë dhe punojnë në Britani, pa patur nevojë për leje. Ministrat britanikë do të përballen me pyetjet nëse do të ketë një derë të pasme për qytetarët europianë dhe sesi Ministria e Brendshme do të arrijë të ndalojë vizitorët që të qëndrojnë më gjatë apo të gjejnë punë pa patur vizë. Planet për sistemin britanik të imigracionit do të përvijohen në vjeshtën e këtij viti. Qeveria gjithashtu shprehet synon që të zhvillojë sa më shpejt të jetë e mundur negociata me Bashkimin Europian në lidhje me faktin sesi do të veprohet në të ardhmen për kontrollin e kufinjve. Të mërkurën, kabineti iI ministrave të Tereza Mei beri të ditur se nuk do të ketë kufi mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës pas Brexit. Një dokument me propozime të detajuara tregon se në kufi nuk do të ketë infrastrukturë fizike, siç janë pikat dogonare.  Kritikët u shprehën se këto propozime nuk përmbani detaje të besueshme, ndërsa oppozita i  konsideroi planet për kufirin si një “Kufi Fantazie”.