KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Breksit, BMW mund të largohet nga Britania e Madhe

Breksit, BMW mund të largohet nga Britania e Madhe

Gjigandi gjerman i prodhimit të makinave BMW ka ndjekur shembullin e prodhuesit të avionëve Airbas duke paralajmëruar për pasojat e paqartësisë së Breksit si dhe duke bërë të ditur se mund të largohet nga Britania pas shkëputjes nga blloku europian. Shefi i BMW-së për Britaninë e Madhe Ian Robertson, është shprehur se deri në fund të kësaj vere duhet të ketë qartësi për planet e qeverisë britanike në lidhje me doganat dhe tregtinë.
BMW prodhon disa ikona britanike se Mini Kuper dhe Rolls Roisin dhe ka punësuar rreth 8 mijë persona në Britaninë e Madhe.
Më herët, prodhuesi i avionëve Airbas paralajmëroi se mund të largohej nëse Britania e Madhe del nga tregu i vetëm dhe nga bashkimi doganor pa patur një marrëveshje tranzicioni. Qeveria britaniike thotë se është besimplotë se do të arrijë një marrëveshje të mirë për industrinë, por ndërkohë, Kryeministrja Britanike Tereza Mei ka përjashtuar mundësinë e qëndrimit në bashkimin doganor.
Bashkimi doganor ka 28 anëtarë europianë në një hapësirë pa taksa doganore. Ata paguajnë të njëjtën nivel taksash për mallrat që vijnë nga vende jo europiane. Britania e Madhe do të largohet nga BE në 29 mars të 2019-ës.

Sicred