KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Bregu sjell “Teknologjia e lajmit”

Bregu sjell “Teknologjia e lajmit”

Profesori i gazetarisë në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, Zylyftar Bregu, prezantoi të martën një botim – manual, nën titullin “Teknologjia e lajmit”. Librii cili këshillohet të jetë në tavolinën e çdo gazetari veçanërisht në redaksitë e informacionit, sjell standartet me të cilat gazetaria profesionale i ofrohet sot publikut. Këto standarte bëjnë që publiku të orientohet drejt në përzgjedhjen e informacionit të besueshëm, ndaj dhe libri i Zylyftar Bregut konsiderohet me vlerë për një publik edhe përtej gazetarëve. Për profesor Bregun i cili ka vite që punon në Departamentin e Gazetarisë, nevoja e tregut shqiptar të gazetarisë për rregullime ishte shtysa e fortë për këtë botim. Disa vjet më parë Zylyftar Bregu solli një studim katërvjeçar “Raportim nga burgu”, i cili është një kërkimit shkencor në fushën e komunikimit, por edhe sjell dobi shoqërore, për studentët e gazetarisë dhe të komunikimit, ata të shkencave sociale dhe të psikologjisë, të juridikut etj.

Sicred