KRYEFAQJA » LAJME » Breglum, fshati që përmbytet nga uji dhe mbeturinat
Mbeturinat "pushtojnë" Liqenin e Fierzës

Breglum, fshati që përmbytet nga uji dhe mbeturinat

Shirat e shumtë dhe shkrirja e dëborës ditë e fundit ka rritur ndjeshëm nivelin e Liqenit të Fierzës. Edhe 60 cm niveli i tij arrin në kuotën maksimale. Sipas të dhënave nga reshjet e rëna ditëve të fundit niveli i basenit ujëmbledhës është rritur me të paktën 7 metra. Bashkë me prurjet e shumta të ujit, të cilat i kalojnë 1000 metër kub në sekonde, lumenjtë kanë sjellë edhe materiale ndotëse në liqen, përfshirë ato plastike, lëndë drusore e mbeturina të ndryshme. Ndërkaq erërat e ditëve të fundit i kanë larguar drejt bregut e gjireve të fshehta të liqenit.
Rritja e nivelit të Fierzës ka përmbytur tokat bujqësore të më shumë se 20 familjeve të lagjes Kovaç dhe rrugën kryesore të fshatit Breglumë, të njësisë administrative Tërthore në Kukës. Të gjitha parcelat e mbjella janë mbuluar nga uji ndërkohë banorëve u duhet të përballen edhe me ndotjen.
Ky fshat përmbytet çdo vit, e për këta banorë nuk është marrë asnjë hap konkret për ti kompensuar apo për tí shpërngulur nga kjo zonë e rrezikuar. Një pjesë shumë e vogël e këtyre familjeve në kohën e ish kryeministrit Nano u dëmshpërblyen dhe u sistemuan në zonat e ulëta, por pjessa më e madhe e tyre për shkak të pamundësive detyrohen të jetojnë nën ujë.

Sicred