KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Brazili, sa vuajtje për të thyer Kosta Rikën
Brazili, sa vuajtje për të thyer Kosta Rikën

Brazili, sa vuajtje për të thyer Kosta Rikën

Brazili ka vuajtur, por ka fituar me mjaft vështirësi ndaj Kosta Rikës, duke triumfuar me dy gola, që janë shënuar brenda 6 minutave shtesë.
Në 45 minutat e para të kësaj përballjeje, të zhvilluar në Stadiumin e Shën Pjetërburgut, kanë parë një një Brazil më dominues, duke bërë një vëllim më të madh loje dhe duke krijuar raste për shënim, përballë një Kosta Rike mjaft të disiplinuar taktikisht dhe të ndërgjegjshme për sfidën e vështirë që paraqisnin 5 herë kampionët e botës. Megjithëse edhe amerikano-qendrorët kanë një rast të pastër për shënim, shumica e pjesës së parë do të flasë për brazilianët, të cilët do të humbasin rast pas rasti, herë për pasaktësi të tyre e herë për meritë të mbrojtjes apo portierit të Realit të Madridit, Keilor Navas. Kështu, pjesa e parë do të mbyllet me rrjeta të paprekura
Pjesa e dytë do të nisë më e vrullshme për Brazilin, që madje ka patur dy mundësi të njëpasnjëshme për shënim, por ka qenë shtylla e Navasit ajo që i ka mohur golin. Megjithatë, brazilianët do të këmbëngulin, madje do të jenë pranë fitimit të drejtës së një 11-metërshi, me anë të Nejmarit, por pas konsultimit me Sistemin e Ndihmësgjyqtarit të Videos, kryesor holandez, Kajpers, ka ndërrruar mendim. Këmbëngulja e Brazilit do të shpërblehet vetëm në minutën e parë shtesë të kohës së rregullt, kur Kutinjo, padyshim më i miri për 5 herë kampionët e botës në këto dy ndeshjet e para të Botërorit, do të finalizojë me sukses një aksion të skuadrës së tij. Në 6 minutat shtesë ka kohë edhe për Nejmarin për të gjetur më në fund golin. Mbyllet kështu me fitoren minimale të Brazilit kjo ndeshje, ndërsa Kosta Rika eliminohet nga Botërori.
Ky takim ishte i vlefshëm për grupin E, në kuadër të të cilit Serbia përballet në darkë me Zvicrën.