KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Brazili nuk gabon, eleminon Meksikën 2-0
Rusi 2018; Brazili nuk gabon, eleminon Meksikën 2-0

Brazili nuk gabon, eleminon Meksikën 2-0

Pesë herë kampionja e botës, Brazili, nuk ka gabuar në takimin e 5-të të vlefshëm për turin e 16-shes, duke mundur Meksikën me dy gola të shënuar në pjesën e dytë dhe duke siguruar vendin në çerekfinale. Në fakt, përtej një dominimi të Brazilit, që bën vëllim më të madh loje dhe rrezikon portën kundërshtare, dhe një Meksike që mbrohet me këmbëngulje dhe kërkon të rrezikojë amerikanolatinët nëpërmjet kundërsulmit, pjesa e parë do të mbyllet me rrjeta të paprekura. Dhe pjesa e dytë do të nisë mjaft mirë për brazilianët,  të cilët do të jenë më agresivë dhe do ta gjejnë golin me anë të Nejmarit, që në minutën e 51-të, gjen golin e të të tij në “Rusi 2018”. Gjysmëora e mbetur do të shohë një lojë më të hapur, me Brazilin që kërkon edhe golin e dytë, për të siguruar fitoren, por me Meksikën që kërkon të rihapër takimin. Megjithatë, fati i kësaj ndeshjeje do të vuloset dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt, kur Firminjo do të shënojë edhe golin e dytë dhe do të firmosë fitoren e Brazilit me shifrat 2-0.

Sicred