KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Brazil, vazhdojnë akuzat për korrupsion ndaj presidentit Temer

Brazil, vazhdojnë akuzat për korrupsion ndaj presidentit Temer

Presidenti i Brazilit Mishel Temer ka mohuar një artikull gazete sipas të cilit ai kishte miratuar bërjen e pagesave kundrejt një deshmitari të mundshëm të një hetimi për korrupsion, ndërsa ka kërkuar që akuzat ndaj tij të hetohen imtësisht. Temer u akuzua për autorizimin e pagesave të paligjshme në drejtim të politikanit Eduardo Kuna, i cili u burgos në muajin mars për akuza korrupsioni, pastrimit të parave dhe evazionit fiskal. Gazeta O’Globo ka bërë të ditur se disponon një inxhizim të zotit Temer ku ai diskuton me një biznesmen në lidhje me këto pagesa. Gati një e treta e kabinetit qeveritar të Brazilit është nën hetim për korrupsion. Përmbajtja e inxhizimeve ishte kaq e rëndë sa qytetarët dolën në protesta në të gjitha rrugët e San Paoulos dhe Brazilias, duke i bërë thirrje presidentit që të dorëhiqet.
Në mediat sociale, po diskutohet se çfarë do ndodhë tani, ndërsa në kanalin kryesor të lajmeve politike, komentatorët i janë referuar kësaj situate si një pikë pa kthim.

Sicred