KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Brazil, shkretohen impiantet e olimpiades

Brazil, shkretohen impiantet e olimpiades

Lojërat Olimpike Rio 2016 ishin me të vërtetë një revolucion në botën olimpike, jo vetëm për atë çka dhanë sportistët në këtë aktivitet madhor, por ehe për anën organizative, sidomos në një territor kaq të vështirë siç është Brazili. Rio De Zhaneiro në fakt, vetëm pak kohë përpara se të fillonte olimpiada nuk ishte gati për të pritur protagonistët olimpikë. Me vonesa në ndërtimin e impianteve dhe fshatit olimpik, duke luftuar korrupsionin si dhe degradimin e ambientit në disa zona të qytetit. Ndërsa sot, pasi kanë arritur t’i përfundojnë Lojërat Olimpike në kohë dhe në mënyrë të shkëlqyer, çfarë ka mbetur në qytet? Marakana, tempulli i futbolllit dhe teatri i ceremonisë së hapjes dhe mbylljes së Lojërave Olimpike, ka pësuar akte vandalizmi dhe ka një borxh prej 1 milion dollarësh, e i janë ndërprerë edhe dritat. Nuk ka lojtarë as në fushën e golfit që kushtoi 20 milionë dollarë. Parku Olimpik është një qytet fantazmë, e pra ndërtimi i tij kushtoi 800 milion dollarë. Fshati olimpik që priti protagonistët e olimpiadës, rezidencat e tij janë shkretuar. Ndërkohë që ideja ishte që shiteshin, nga 3600 apartamente, vetëm 7% e tyre janë vënë në përdorim. As taksat e ulëta dhe as zhvillimi i karnavaleve aty, nuk kanë mundur që të rikthejne gjallërinë aty. E pra olimpiada Rio 2016 ishte një mundësi e shkëlqyer për të lulëzuar një tokë të mrekullueshme, të lënë në dorë të barbarizmit.

Sicred