KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Brazil, goditet me thikë kandidati për president

Brazil, goditet me thikë kandidati për president

Kandidati për president i Brazilit Jair Bolsonaro është goditur me thikë ndërsa po bënte fushatë në juglindje të vendit. Pavarësisht se fillimisht u mendua se plagët ishin sipërfaqësore, gjendja e tij shëndetësore është shqetësuese  për shkak të plagëve të marra në mëlci, mushkëri dhe se ka humbur shumë gjak. – Fatkeqësisht gjendja është më serioze se sa menduam fillimisht, – u shpreh i biri i Bolsonaros në tuitër. Ndërkohë, Bolsonaro i është nënshtruar një operacion dhe pritet të marrë veten, bënë të ditur autoritetet e spitalit ku ai u dërgua pas sulmit.  I dyshuari për sulmin është vënë nën prangat e policisë. Në faqen e tij të facebook bien në sy postimet kundër Bolsonaros.  Jair Bolsonaro, kandidat i krahut të djahtë, ka shkaktuar shumë zemërim në Brazil për shkak të komenteve homofobike dhe raciste. Bolsonaro, 63 vjeç, që përfaqëson Partinë Social-Liberale, ndiqet nga miliona brazilianë në mediat sociale dhe shumëkush i referohet atij si “Trumpi brazilian”. Sondazhet paraprake e nxjerrin atë 10 përqind para rivalit të tij ish presidentit  Luiz Inacio Lula da Silva.

Sicred