KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Brazil, gjendet një trup i pajetë në makinën e ambasadorit grek
Brazil, gjendet një trup i pajetë në makinën e ambasadorit grek

Brazil, gjendet një trup i pajetë në makinën e ambasadorit grek

Policia e Rio de Zhaneiros ka gjetur një trup të pajetë brenda një makine të djegur, e cila ishte marrë me qira nga ambasadori grek në Brazil, Kyriakos Amiridis. 59-vjeçari rezulton i zhdukur prej tre ditësh pasi udhëtoi drejt Rios nga Brasilia, për festimet tradicionale të Vitit të Ri në plazhin e Kopakabanas. Për herë të fundit ai është parë në në periferi të Rios ku u gjet dhe makina. Ekspertët pritet tani të përcaktojnë identitetin e të vdekurit. Ambasadori i kishte telefonuar së shoqes të hënën nga një apartament në Nova Iguacu, duke i thënë se po bëhej gati të dilte e që prej atëherë, prej tij nuk pati më asnjë lajm. Policia beson se nuk bëhet fjalë për rrëmbim, pasi askush nuk ka kërkuar shpërblim në këmbim të jetës së diplomatit.

Sicred