KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Botohet “Kadare dhe regjimi komunist”

Botohet “Kadare dhe regjimi komunist”

Ismail Kadare vjen me dokumente të panjohura arkivore që dëshmjnë për denoncimin e autorit dhe veprën e tij. Gazetari Dashnor Kaloçi pas librit të parë “Kadare i denoncuar” ka sjellëm për lexuesin botimin “Kadare dhe regjimi komunist” ku vijnë dëshmi të reja për shkrimtarin duke rihapur debatin e pakryer qe lidhet drejtëpërdrejtë me hapjen e dosjeve e sidomos denonsimin e krimeve të komunizmit. 101 dokumente nga aparati diktatorial shtetëror në vitet 1959-1961 të cilat hedhin dritë mbi hijet në raportin që ka patur shkrimtari me regjimin.
“Çështja është se nuk ja kanë errësuar dot veprën. Çdo shkrimtar i madh ka patur konflikt të brendshëm jo vetëm Ismail Kadare” tha ish i përndjekur politik, politikani Spartak Ngjela. “Është lufta e përjetshme e mediokrit me njeriun e talentuar, me talentin e madh” shto ai.
Për gazetaren Monika Stafa “…ky libër ja ka dalë objektivit të tij: Të paraqiti shkrimtarin në raport me diktaturën aty ku duhej. Janë ndarë në grupe ata që e duan shkrimtarin dhe ata që hedhin baltë ndaj tij”. “Kjo që është botuar tashmë nuk është një e vërtetë e fshehur është një e vërtetë e publikuar si çdo krim i cili mundohet të fshihet” shtoi gazetarja.
Botimi i përgatitur nga Dashnmor Kaloçi është konsideruar nga vetë shkrimtari shumë i rëndësishëm. I gjithi një libër denoncimesh, raportesh të fshehta dhe përgjimesh. “Unë kam vite që kërkoj të hapen dosjet dhe jo vetëm unë, thotë shkrimtari, që kërkojmë të zbulohen të vërteta të fshehta”.