KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Botimi i Arsim Spahiut, “Mbi mitologjinë dhe fenë e maqedonasve të vjetër”
Botimi i Arsim Spahiut, "Mbi mitologjinë dhe fenë e maqedonasve të vjetër"

Botimi i Arsim Spahiut, “Mbi mitologjinë dhe fenë e maqedonasve të vjetër”

I vendosur për të dëshmuar se trashëgimia kuturore dhe fetare e shqiptarëve ka ushqyer shumë prej kulturave të vendeve fqinje, Profesor Arsim Spahiu nuk heziton të hedhë hapin a parë në një shteg deri më sot të panjohur për shkencën historike shqiptare. Mitografia shqiptare , shënoi veprën e saj të parë me botimin më të fundit të profesor Arsim Spahiut, “Mbi mitologjinë dhe fenë e maqedonasve të vjetër” . Në vijim të botimeve më të hershme , studime të karakterit historik , monografia në fjalë, dëshmon me fakte të pakundërshtueshme, atë që në fakt çdo shqiptar do të donte të dëgjonte; Epopetë e famshme luftëtare e kombëtare, të grekëve janë në fakt variante të veprave të mirëfillta historiko – poetike, të shkrimtarëve pellazgë. Përmes të dhënash që shkencërisht nuk mund të vihen në diskutim , monografia ” Mbi mitologjinë dhe fenë e maqedonasve të vjetër” , hedh dritë përmes të dhënash të vjetra e të reja , mbi karakterin pellazgjik ose Ilir të maqedonasve të vjetër si dhe provohet se Maqedonia perëndimore dhe Epiri kanë të njëjtat mitologji dhe fe me ato të shqiptarëve.

Sicred